Gjermani, sa para do të marrin qytetarët pas lehtësimeve tatimore për vitin 2024?

para 18 dite

Bundestagu e ka miratuar me 18 tetor ligjin për lehtësime tatimore. Me këtë ligj rritet Grundfreiebetrag, pra shuma e parave në të cilën nuk paguhet tatime, për 180 euro dhe shuma tani do të jetë 11.784 Euro për vitin 2024. Personat që fitojnë më pak se kaq në vit, nuk duhet të paguajnë tatime por […]

Gjermani, sa para do të marrin qytetarët pas lehtësimeve tatimore për vitin 2024?

Bundestagu e ka miratuar me 18 tetor ligjin për lehtësime tatimore. Me këtë ligj rritet Grundfreiebetrag, pra shuma e parave në të cilën nuk paguhet tatime, për 180 euro dhe shuma tani do të jetë 11.784 Euro për vitin 2024.

Personat që fitojnë më pak se kaq në vit, nuk duhet të paguajnë tatime por duhet t’i deklarojnë fitimet. Nëse një person jeton në një çift, ata lirohen nga tatimet nëse e fitojnë dyfishin e këtyre parave, pra 23.208 €.

Kjo do të thotë se këto para hiqen nga shuma e prëgjithshme e fitimeve dhe në këto para nuk paguhet tatime. Vendimi vlen për të gjithë vitin 2024 dhe punëdhënësi do të bëjë llogarinë në fund sa para do të mbeten më shumë neto për këtë vit. Ligji duhet të miratohet edhe në Bundesrat. Votimi në Bundesrat pritet në nëntor.

LEXO EDHE:  "Deutsche Bundesbank dhe Commerzbank", Kosova nuk do të paraqitet më si pjesë e Serbisë

Me datën 18 tetor është miratuar edhe rritja e Kinderfreibetrag, pra shuma që në emër të një fëmije hiqet nga tatimet. Kjo shumë është rritur për vitin 2024 për 228 euro dhe tani do të jetë gjithësej 6.612 Euro.

Edhe kjo shumë hiqet nga tatimet, kur të deklarohen ato. Pra nuk do të marrin nga 180 euro për muaj më shumë, por me siguri që në fund të vitit do të marrin një shumë të konsiderueshme, e sa do të jetë ajo, varet edhe nga disa kushte të tjera personale të personit.