Gjermani, i gjenden 6 armë në çantën e shpinës, arrestohet shqiptari nga Suedia
Shqiptari i lindur në Suedi, kishte ikur më parë me një makinë bashkë me dy të dyshuar të tjerë nga një kontroll doganor në Rostock.
Policët kanë gjetur gjashtë armë zjarri dhe njëmbëdhjetë karikatorë me municion në një çantë shpine të dyshimtë në Bentwisch afër qytetit gjerman, Rostock.
Siç njoftoi selia e policisë së Rostock, policia federale arriti të arrestonte pronarin e supozuar të çantës së shpinës në një tren rajonal pranë lokalitetit Hagenow (rrethi Ludwigslust-Parchim), transmeton albinfo.ch. 38-vjeçari i arrestuar është një shqiptar i lindur në Suedi.
Ai kishte ikur më parë me një makinë bashküe me dy të dyshuar të tjerë nga një kontroll doganor në portin e Rostockut, shkruan ndr.de. Gjatë ndjekjes, anë Bentwisch, ai doli nga makina, hodhi çantën e shpinës dhe iku në këmbë.
Policia është duke vazhduar kërkimin për makinën – VW Passat me targë suedeze – dhe kërkon informacion nga dëshmitarët.
Duke qenë se policia fillimisht nuk mundi të përjashtonte një rrezik nga përmbajtja e çantës së shpinës, u thirr shërbimi i sigurisë së municioneve. 21 banorë në zonën përreth zonës u evakuuan strehuan përkohësisht në një ndërtesë të zjarrfikësve.
Tashmë 38-vjeçari po hetohet për shkelje të ligjit për armët dhe ndërhyrje të rrezikshme në qarkullimin rrugor.
(Foto: Screenshot ndr.de)