Zyrtare: Prezantohet ‘bomba’ e radhës te FC Ballkani

11.01.2020

Ballkani bën goditjen e madhe në këtë afat kalimtar të janarit. Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nga Suhareka përmes një postimi në Facebook. “Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatëlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci”, ka njoftuar Ballkani. Po ashtu […]

Zyrtare: Prezantohet ‘bomba’ e radhës te FC Ballkani Foto: FC Ballkani

Ballkani bën goditjen e madhe në këtë afat kalimtar të janarit.

Këtë e ka bërë të ditur vet klubi nga Suhareka përmes një postimi në Facebook.

“Futbollisti më i ri FC Ballkani është sulmuesi shtatëlartë Mirlind Daku, i cili vjen në formë huazimi nga klubi mik NK Osjek – Kroaci”, ka njoftuar Ballkani.

Po ashtu në këtë njoftim Ballkani ka shkruar se: Mirlindi është anëtarë i rregullt i kombëtarës U/21 të përfaqesues së Kosovës, i cili më parë ka mbrojtur ngjyrat e klubeve të Superligës duke qenë protagonist në KF Hajvalia, KF Llapi dhe në ligën superiore të Shqipërisë tek KF Kukësi”.