Zyrtare: Ilir Gegaj largohet nga FC Ballkani

Tani më është bërë zyrtare se Ilir Gegaj është lojtari i tretë që është larguar nga Skuadra e Suharekës, FC Ballkani.

Ky largim ka ndodhur për shkak se nuk kanë mundur që FC Ballkani dhe Ilir Gegaj ta gjejnë akordin për të vazhduar tutje.

Klubi i cili tashmë drejtohet nga z.Ismet Munishi, duket se ai ka filluar ti largojë disa lojtarë, ku deri më tani janë larguar tre lojtarë, Leart Emini, Dardan Jashari dhe së fundmi Ilir Gegaj.

Ilir Gegaj deri sa ishte te FC Ballkani ai luajti në pozitën e qendërmbrojtësit, ku në këtë pozitë Gegaj e ka dhënë maksimumin për klubin.

Ilir Gegaj ka falenderuar kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët e FC Ballkanit për bashkpunimin që ata kanë pasur së bashku me Jasharin.

Kujtojmë se Ilir Gegaj kishte vetëm dy paraqitje te FC Ballkani gjatë edicionit që e lam pas.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.