Zyrtare: Futbollisti i njohur largohet nga FC Ballkani

Edhe pse FC Ballkani ka filluar me fazën përgatitore ata këtë fazë e kanë filluar pa një lojtar i cili e dha maksimumin për këtë skuadër, Leart Emini i cili është larguar nga FC Ballkani.

Ky lajm është bërë zyrtare pasi që ishte Emini ai që e konfirmoi përmes një postimi në Facebook largimin e tij nga FC Ballkani.

Leart Emini deri sa ishte në FC Ballkan ai luajti në pozitën e anësorit, i cili në pozitën e tij e ka dhënë maksimumin për këtë skuadër.

Emini ka falënderuar edhe ata që e mbështetën “sado pak te Ballkani”, duke nënvizuar se nuk e kishte mbështetjen e duhur.

Postimi i plotë i Lart Eminit në Facebook:
“Ju njoftojë që nga sot nuk jam më pjesë e FC Ballkanit .. Falenderoj të gjithë ata që sa do pak më përkrahën gjatë këtij viti .. Me respekt Leart Emini”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.