Zyrtare: FC Ballkani transferon yllin e Ferizajt

Zyrtare: FC Ballkani transferon yllin e Ferizajt
Çlirim Gashi

07.08.2019 / Ballkani

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani dita e ditës është duke u rritur me lojtarë sidomos në këto ditët e fundit është duke transferuar mjaftë lojtarë të shkëlqyeshëm, ku dje i bëri zyrtare dy lojtarë nga Afrika si dhe sot u transferua edhe një yll tjetër.

Sot skuadra e Ballkanit nën urdhërat e Ismet Munishit, prezantuan lojtarin e tyre më të ri, i cili është Ermal Krasniqi.

Ermal Krasniqi njihet si një ndër lojtarët më të vlerësuar në edicionin e fundit në SuperLigë.

FC Ballkani arriti marrëveshje me Ermal Krasniqin për 2 vitet e ardhshme.

“Krasniqi është 21 vjeç dhe me një të ardhme shumë të ndritur në fazën e sulmit, presim nga futbollisti të jetë një ndër shtyllat kyçe si në fazën ofensive, po ashtu edhe në atë defensive”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

Po ashtu Ballkani ka falënderuar edhe menaxherin e Ermal Krasniqi, z.Kastriot Telaku, i cili ua mundësoi bashkëpunimin në mes lojtarit dhe skuadrës.

Kujtojmë se pak ditë më parë, Krasniqi ka debutuar në një ndeshje miqësore me Ballkanin duke shënuar një gol dhe bërë një asistim.

RAPORTO