Zyrtare: FC Ballkani prezanton transferimin e ri

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani vazhdon të sjellë emra të rinj në skuadër këtë afat kalimtar.

FC Ballkani ka bërë të ditur se ka transferuar lojtarin më të ri, Arbër Hoxha, po ashtu këtë lajm e bëri të ditur edhe vetë lojtari.

Ballkani në faqen e tyre zyrtare në Facebook, ka publikuar një video ku shihet Hoxha duke firmosur kontratën me Ballkanin.

Arbër Hoxha vjen nga Prishtina, ai nuk ishte pjesë e skuadrës së parë.

Hoxha pas konfirmimit ai tha se tani pres që objektivat e Ballkanit të arrihen.

Kujtojmë se Arbër Hoxha është blerja e dytë tek FC Ballkani që nga momenti që ka ardhur trajneri i ri, Ismet Munishi.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.