Zyrtare: FC Ballkani prezanton transferimin e ri

Zyrtare: FC Ballkani prezanton transferimin e ri
Taulant Krasniqi

02.08.2019 / Ballkani

Bleon Sekiraqa është lojtari më i ri i Ballkanit dhe këtë e kanë konfirmuar klubi dhe lojtari.

Bleon Sekiraqa është futbollist i ri i FC Ballkanit, duke firmosur bashkëpunimin tri vjeçar me klubin e ri dhe sfidën e re.

Deri me tani Sekiraqa pjesën dërmuese të karrierës e ka kaluar në FC Prishtina, duke i kaluar të gjitha grupëmoshat ku edhe ka bërë stërvitje me trajnera të shquar të futbollit Kosovar dhe të huaj.

“Presim nga Bleoni ti ndjek hapat e shokëve të tij si Blend Baftiu, Arbër Hoxha etj…”, shkruan FC Ballkani në Facebook.

RAPORTO