ZYRTARE: FC Ballkani prezanton transferimin e ri

Edmond Turku është lojtari më i ri i Ballkanit dhe këtë e kanë konfirmuar klubi dhe lojtari.

Në një video të shfaqur nga faqja zyrtare e klubit, Turku shihet duke e firmosur kontratën me Ballkanin.

Ai thotë se tani është lojtar i këtij klubi dhe pret që objektivat e Ballkanit të arrihen.

Edmond Turku erdhi tek FC Ballkani pasi që ai në këtë javë u largua nga KF Dukagjini.

Ai pasi u largua nga KF Dukagjini falenderoi të gjithë tifozët, bashkëlojtarët dhe të gjithë shtabin teknik për bashkëpunim. Po ashtu ai skuadrës së KF Dukagjinit i uroi suksese të më tutjeshme.

Edmond Turku është blerja e katërt prej se në klub ka ardhur Ismet Munishi.

Suksese Edmond Turku!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.