ZYRTARE: FC Ballkani prezanton transferimin e ri

Kushtrim Gashi është lojtari më i ri i Ballkanit dhe këtë e kanë konfirmuar klubi dhe lojtari.

Në një video të shfaqur nga faqja zyrtare e klubit, Gashi shihet duke e firmosur kontratën me Ballkanin.

Ai thotë se tani është lojtar i këtij klubi dhe pret që objektivat e Ballkanit të arrihen.

Kushtrim Gashi erdhi tek FC Ballkani pasi që nga java e kaluar u largua nga K.F Vllaznimi.

Ai luajti tek K.F Vllaznimi për 3 vite me radhë, por pas atyre viteve të shkëlqyera erdhi momenti që ai të ndahet nga klubi.

Gashi është blerja e tretë prej se në klub ka ardhur Ismet Munishi.

Suksese Kushtrim Gashi!

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.