Ish-lojtar i Teutës ZYRTARE: FC Ballkani prezanton super-transferimin nga Shqipëria

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani është duke dimëruar si kampion vjeshte pasi që është lider në renditjen tabelare në edicionin e Superligës së Kosovës me gjithsej 34 pikë.

FC Ballkani sot ka prezantuar goditjen e këtij afati kalimtar.

Tashmë, në skuadrën kampione është prezantuar mesfushori, Roni Gashi.

Ky i fundit, dje ishte ndarë me skuadrën e Teutës së Durrësit në Shqipëri, ku qëndroi për një vit e gjysmë, madje luajti edhe në Ligën e Evropës.

Fjala e parë e mesfushorit Roni tek FC Ballkani: “E ku ka më mirë se në Vendëlindje”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.