Zyrtare: Dardan Jashari largohet nga FC Ballkani

Tani më është bërë zyrtare se Dardan Jashari është larguar nga Skuadra e Suharekës, FC Ballkani.

Ky largim është bërë i ditur nga vetë Jashari i cili ka shkruar se më nuk do të jem pjesë e klubit.

Klubi i cili tashmë drejtohet nga z.Ismet Munishi, duket se ai ka filluar ti largojë disa lojtarë, ku deri më tani janë larguar dy lojtarë, Leart Emini dhe Dardan Jashari.

Dardan Jashari deri sa ishte te FC Ballkani ai luajti në pozitën e qendërmbrojtësit, ku në këtë pozitë Jashari e ka dhënë maksimumin për klubin.

Dardan Jashari ka falenderuar kryesinë e klubit, shtabit teknik, futbollistët dhe tifozët e FC Ballkanit për bashkpunimin që ata kanë pasur së bashku me Jasharin.

Dardan Jashari ka shkruar se: ““Përshëndetje miq, Pas një gjysmë edicioni tek FC Ballkani, më nuk do jem pjesë e këtij klubi. Falenderoj kryesinë e klubit, shtabin teknik, futbollistët dhe tifozët e FC Ballkanit për bashkëpunimin që patëm, iu uroj suksese të mëtutjeshme! Me respekt Dardan Jashari”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.