Zeqiri: FC Prishtina – FC Ballkani do të jetë ndeshje e “zjarrtë”, përparësi ka kjo skuadër

28.02.2020

Të shtunën zhvillohet super derbi në Superligën e Kosovës në futboll në mes Prishtinë dhe Ballkanit.Stadiumi Fadil Vokrri do të jetë arena ku do të ndeshen dy skuadrat që janë pretendente për titullin e kampionit. Në lidhje me këtë ndeshje është deklaruar edhe njohësi i futbollit kosovar, Arben Zeqiri. Ai deklaroi që pret një ndeshje […]

Zeqiri: FC Prishtina – FC Ballkani do të jetë ndeshje e “zjarrtë”, përparësi ka kjo skuadër Foto: Ilustrim

Të shtunën zhvillohet super derbi në Superligën e Kosovës në futboll në mes Prishtinë dhe Ballkanit.Stadiumi Fadil Vokrri do të jetë arena ku do të ndeshen dy skuadrat që janë pretendente për titullin e kampionit.

Në lidhje me këtë ndeshje është deklaruar edhe njohësi i futbollit kosovar, Arben Zeqiri. Ai deklaroi që pret një ndeshje të zjarrtë nga të dyja ekipet sidomos duke u bazuar në formëm që kanë treguar të dyja skuadrat deri tani.

“Në të tilla ndeshje nuk ka favorit meqë epilogu i saj nuk do të dihet deri në sekondat e fundit.Do të jetë një prej ndeshjeve më të zjarrta, më interesante, më të baraspeshuara si dhe me ngarkesën e madhe te të dyja ekipeve për rezultat pozitiv, meqë do të jetë përcaktuese, për të vazhduar ecurinë e rezultateve pozitive, dhe pozicionimin në kreun e tabelës. Ballkanit i konvenon edhe barazimi, por duke iu referuar mënyrës ofanzive të lojës atëherë pres që Ballkani të luajë ashtu siç jemi mësuar ta shohim që nga fillimi i kampionatit, me futboll të bukur e të rrjedhshëm, kreativ e të drejtpërdrejtë, duke kryer detyrat me perpikmëri në të dyja fazat e lojës dhe duke e dominuar ndeshjen pavarësisht kundershtarit, ashtu siç jemi mësuar ta shohim tashmë”.

“Autoriteti, menagjimi, motivimi, kontraversiteti i trajnerit Ismet Munishi, apo mënyra unike e udhëheqjes se tij me ekipin, ka bërë që Ballkani të jetë befasia më e madhe e këtij kampionati madje duke i tejkaluar të gjitha pritshmeritë, dhe tani Ballkani më nuk është befasi por ekip tejet serioze e me futbollin më të bukur deri tani, dhe ekipi kandidat për titullin e kampionit, si dhe në mesin e katër ekipeve më te mira në garat e Kupës së Kosovës. Sigurisht që dëshira e flaktë e këtyre futbollistëve të rinjë të Ballkanit do të jetë dalja ne Evropë, e që duke u bazuar në paraqitjet e tyre ne vazhdimësi që nga fillimi i kampionatit plotësisht e meritojnë”.

Njohësi i futbollit kosovar Arben Zeqiri, e konsideroi ardhjen e trajnerit Armend Dallku tek Prishtina si shumë të qëlluar dhe tha se e ka ndryshuar mentatlitetin e lojës tek kryqytetasit. Ai poashtu tha se në këtë ndeshje një përparësi të lehtë e ka Prishtina edhe për shkak se luan si vendas.

“Prishtina me përforcimin kryesor të saj trajnerin Armend Dallku, i cili e ka ringritur Prishtinën të jetë konkuruese e Prishtina që jemi mësuar tradicionalisht ta shohim, me një lojë shumë me kreative e më me fantazi, mendoj që do të sulmojë nga fillimi për të shënuar sa më parë, dhe të fitojë ndeshjen, e që e ka synim titullin kampion që nuk e ka fituar prej vitesh e sidomos duke i patur dy sezone pa trofe nën udhëheqjen e Joses. Nëse shikojmë strukturën e futbollistëve te Prishtinës dhe sasinë e futbollistëve cilësorë në bankën e rezervistëve ateherë do të ia jepja nje përparësi të lehtë Prishtinës duke u bazuar edhe në faktin që luan në terrenin e saj e që tradicionalisht nuk lëshon pikë sidomos kur i nevojitet më se shumti, sikurse kësaj radhe”, deklaroi fillimisht Zeqiri për GazetaBlic.

Më pas Zeqiri, poashtu deklaroi që nuk do të ishte befasi edhe nëse Ballkani triumfon në këtë ndeshje duke marrur parasysh që edhe më herët Ismet Munishi ka ditur si ta mposhtë Prishtinën.

“Ismet Munishi shpesh ka arritur ta mposhtë Prishtinën në kryeqytet me ekipet që ka udhëhequr, andaj nuk do të ishte aspak befasi nëse ia arrin edhe kësaj radhe, pavarësisht faktit se Ballkani ka patur forme jostabile në ndeshjet si mysafir në këtë stinor. Gjithashtu jam i bindur që në fushë do të shohim edhe një luftë me taktizime të shumta në mënyrë që ekipet ta dënojnë njëra-tjetrën në pikat e tyre më të dobeta, meqë paraprakisht ekipet e kanë analizuar mirë njëra-tjetrën”, deklaroi Arben Zeqiri.

Për fund ai zgjodhi tre lojtarët më të rrezikshëm që sipas tij luajnë tek Prishtina dhe do të jenë një kërcënim serioz për portën e Ballkanit.

“Për mua tre futbollistët më të rrezikshëm te Prishtinës janë sulmuesi Oto John që edhe është golashënuesi më i mirë i Prishtinës në Pranverë, pasi që Prishtinës i mungonte konkretizmi i rasteve, kanë bërë përforcimin e duhur. Mandej rreziku tjetër i madh është Armend Thaqi që tashmë po luan lartë në krahun e djathtë, i shkëlqyeshëm në të dyja fazat e lojës dhe përcaktuese në shumë ndeshje por që të dy të lartëpërmendurit do të jenë shume më në formë nëse është në ditën e tij më të mirë futbollisti më i mirë i Prishtinës fantazisti, Endrit Krasniqi i cili i jep ritem, kreativitet dhe dinamikë lojës së Prishtinës” përfundoi njohësi Zeqiri.Kujtojmë që ndeshja zhvillohet të shtunën në ora 17:00.