Ylli i Feronikelit: Ndeshja ndaj FC Ballkanit, një finale para finales

19.02.2020

Dje në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës. Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli, janë çiftet e garës që siguron daljen në Ligën e Evropës për ekipet kosovare. E sfidën, Ballkani – Feronikeli, për GazetaOlle e ka komentuar ylli i ‘Niklit’, Mevlan […]

Ylli i Feronikelit: Ndeshja ndaj FC Ballkanit, një finale para finales Foto: FC Ballkani

Dje në ambientet e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK) është hedhur shorti për fazën gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Prishtina – Drenica dhe Ballkani – Feronikeli, janë çiftet e garës që siguron daljen në Ligën e Evropës për ekipet kosovare.

E sfidën, Ballkani – Feronikeli, për GazetaOlle e ka komentuar ylli i ‘Niklit’, Mevlan Zeka.

Anësori gjakovar ka thënë se ky takim pritet të jetë një finale para finales pasi takohen dy super-skuadra.

“Duke parë ecurinë e mirë të Ballkanit nuk do të jetë e lehtë ndaj tyre, por Kupa është një garë krejtësisht ndryshe. Ballkani ka një skuadër shumë të organizuar mirë në të gjitha repartet dhe një trajner motivues që i përgëzojë për këtë, por unë mendoj se kjo përballje do të jetë një finale para finales.

Gjithsesi, ne si Feronikel do t’i qasemi maksimalisht dy takimeve sepse e dimë çfarë do të thotë gara e Kupës”, tha Zeka.

Ndryshe klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani dhe Feronikeli do ti masin forcat në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës me datën 8 prill dhe 22 prill të vitit 2020.