Ylli i Ferizajt: Ballkani i Munishit favorite, por ne nuk udhëtojmë të dorëzuar

19.02.2020

Ferizajn e pret një punë tejet e vështirë në vikend, derisa në kuadër të javës së 19-të takohet me Ballkanin e Ismet Munishit në Suharekë. Për vështirësitë e kësaj ndeshje është i vetëdijshëm edhe futbollisti Dren Gashi, i cili luan në radhët e Ferizajt. Në një prononcim për GazetënSheshi, sulmuesi 26 vjeçar ka deklaruar se […]

Ylli i Ferizajt: Ballkani i Munishit favorite, por ne nuk udhëtojmë të dorëzuar Foto: Ilustrim

Ferizajn e pret një punë tejet e vështirë në vikend, derisa në kuadër të javës së 19-të takohet me Ballkanin e Ismet Munishit në Suharekë.

Për vështirësitë e kësaj ndeshje është i vetëdijshëm edhe futbollisti Dren Gashi, i cili luan në radhët e Ferizajt.

Në një prononcim për GazetënSheshi, sulmuesi 26 vjeçar ka deklaruar se dueli i së dielës do të jetë i vështirë për skuadrën e tij, por që do të luftojnë për të marrë pikë me vete në Ferizaj.

“Do të jetë një ndeshje e vështirë pasi që skuadra e Ballkanit po kalon në një formë dhe për më shumë që trajner kanë Ismet Munishin dhe ndeshjet ndaj tij gjithmonë janë të vështira”, deklaroi fillimisht Gashi.

Por, “Ujqit” do të synojnë që të rikthehen me gjah në Ferizaj.

“Pavarësisht vështirësive të cilat do të na presin, ne do të luftojmë që të sjellim rezultat pozitiv në Ferizaj”, përfundoi sulmuesi kryeqytetas.

Ferizaj gjendet në pozitën e dhjetë të renditjes tabelare me 19 pikë, katër më pak se pozita që i ofron daljen nga zona e rrezikshme për tu larguar nga elita.