Ylli i FC Ballkanit udhëton në prova drejt Suedisë

11.06.2019

Katër lojtarë të futbollit të Kosovës, kanë mundësi që ta vazhdojnë karrierën në futbollin Suedez duke përfshirë edhe yllin e FC Ballkanit. Blend Baftiu njëri ndër talentët më të mirë të FC Ballkanit do të udhëtojë në Suedi për prova që të tregojë rezultat të mirë dhe të shihet mundësia që ta vazhdojë karrierën në […]

Ylli i FC Ballkanit udhëton në prova drejt Suedisë Foto: Ilustrim

Katër lojtarë të futbollit të Kosovës, kanë mundësi që ta vazhdojnë karrierën në futbollin Suedez duke përfshirë edhe yllin e FC Ballkanit.

Blend Baftiu njëri ndër talentët më të mirë të FC Ballkanit do të udhëtojë në Suedi për prova që të tregojë rezultat të mirë dhe të shihet mundësia që ta vazhdojë karrierën në Suedi.

Por, nuk është i vetmi Baftiu që do të udhëtojë për në Suedi, atje do të shkojnë edhe disa lojtarë të tjerë të futbollit kosovar, treshja e U-19 të Kosovës dhe 2 Korrikut, Auron Ademi, Kastriot Qorollim Ilir Gjata, e Kujtim Fetahu, do të udhëtojnë drejt Suedisë, raporton Gazeta Olle.

Këtyre yjeve këto prova u janë mundësuar nga Kompania LL Sportmanagement nga Suedia.

Muhamet Dragusha, ish kapiteni i Kosovës, bën të ditur se lojtarët do të bëjnë prova në Varberg Bois, Varnamo, Gais dhe Orebro.

Dragusha ka ndihmuar përfaqësuesit e kompanisë, menaxherët Ben Ademi dhe Feisal Noorazy, të cilët kanë vëzhguar paraprakisht lojtarët.

Sipas Dragushës, transferi i madh pritet të jetë ai i mesfushorit të Prishtinës, Lorik Boshnjaku, që sipas tij një klub i njohur suedez po bisedime me presidentin e Prishtinës, Remzi Ejupi, për transferimin e lojtarit.