Ylli i FC Ballkanit: Ndeshja ndaj Prishtinës nuk është vendimtare

28.02.2020

Të shtunën (nesër) do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të FC Prishtina ndaj FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës. Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku sot FC Ballkani do të vendoset në Hotelin Emerald dhe do të ketë konferencë për media. Kjo ndeshje për FC Ballkanin vlerësohet […]

Ylli i FC Ballkanit: Ndeshja ndaj Prishtinës nuk është vendimtare Foto: FC Ballkani

Të shtunën (nesër) do të zhvillohet derbi i xhiros së 20-të FC Prishtina ndaj FC Ballkanit, në kuadër të Superligës së Kosovës.

Ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, ku sot FC Ballkani do të vendoset në Hotelin Emerald dhe do të ketë konferencë për media.

Kjo ndeshje për FC Ballkanin vlerësohet si më e rëndësishmja për kampionatin.

Futbollisti i Ballkanit, Blendi Baftiu e vlerëson si të rëndësishme, por jo edhe vendimtare ndeshjen me Prishtinën.

“Është ndeshje e rëndësishme, normalisht dihet Prishtina ka një ekip cilësor edhe me disa individë. Mirëpo, prapë besoj se ne jemi duke u përgatitur mjaft mirë, jemi gati dhe shpresojmë ta vazhdojmë ecurinë e rezultateve pozitive edhe në këtë ndeshje. Kam respekt për klubin e Prishtinës, kam kaluar dy vite aty, mirëpo tash gjendem te Ballkani ku po kaloj shumë mirë. Po është ndeshje e rëndësishme sepse është kundërshtari direkt, por vendimtare nuk do të thosha sepse ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit”, ka thënë Blend Baftiu për “Zëri.info”.