Ylli i FC Ballkanit: Munishi dhe Challandes kanë këtë të përbashkët

18.01.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani tashmë ndodhet në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore, ku edhe do të zhvillojnë 4 ndeshja miqësore. FC Ballkani për tri ditë rresht ka mbajtur seancë stërvitore me futbollistët, ku tani janë përgatitur edhe për ndeshjet miqësore që do ti zhvillojnë atje. Klubi i qytetit përmes një postimi në […]

Ylli i FC Ballkanit: Munishi dhe Challandes kanë këtë të përbashkët Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani tashmë ndodhet në Antalya të Turqisë për fazën përgatitore, ku edhe do të zhvillojnë 4 ndeshja miqësore.

FC Ballkani për tri ditë rresht ka mbajtur seancë stërvitore me futbollistët, ku tani janë përgatitur edhe për ndeshjet miqësore që do ti zhvillojnë atje.

Klubi i qytetit përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se sot do të zhvillojnë ndeshjen e parë miqësore ndërkombëtare ndaj S.C. Tractor – Irani duke filluar nga ora 16:00, në Lara (Antalia) – Turqi.

Ballkani është duke dimëruar si kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës me 34 pikë, duke lënë pas Gjilanin me 32 pikë dhe Dritën me 31 pikë.

Ylli i klubit të qytetit, Jetmir Topalli në një intervistë për Insporti.com ka folur për sukseset e tij dhe seancat e stërvitjeve me përfaqësuesen A të Kosovës.

Topalli shquhet për driblimet si dhe shpejtësinë që ai posedon, ku këto cilësi ia bëjnë jetën të vështirë çdo kundërshtari.

Prandaj mbrojtësit e Ballkanit janë me fat që Jetmir Topalli është bashkëlojtari i tyre.

Sipas Topallit, trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi dhe trajneri i Kosovës, Bernard Challandes kanë të përbashkët zhvillimin e lojës, ku ai tha se të dytë e praktikojnë zhvillimin e lojës me presing të lartë.

Po ashtu ai ka folur edhe për seancat stërvitore me Përfaqësuesen A të Kosovës, i cili tha se këto seanca shkuan në mënyrë perfekte me kushte fenomenale që ishin, por gjithashtu edhe seancat ishin me intensitet të lartë.

“Seancat stërvitore shkuan në mënyrë perfektë me kushte fenomenale qe ishin por gjithashtu edhe seancat ishin me intensitet të lartë. Secili trajner ka filozofinë e tij të udhëheqjes si të lojës ashtu edhe të procesit stërvitor. Po ishte më e lehtë për mua sepse edhe me trajnerin Ismet, zhvillojmë lojën me presing që  gjithashtu edhe trajnerin Challandes praktikonte atë presing të lartë”, tha Topalli për Insport.