28.10.2019, 14:49

“Ylli i FC Ballkanit është si Milot Rashica, është vetë mrekullia”

Superliga e Kosovës në këtë edicion ka filluar me shumë talentë të mëdhenj, por Blend Baftiu si dhe klubi ku luan ai, FC Ballkani po tregojnë sukses në këtë edicion të elitës të futbollit kosovar, madje Baftiu po konsiderohet si njëri ndër talentët më të mëdhenj.

Në çdo javë të Superligës së Kosovës, Baftiu po vazhdon me asistime si dhe me gola për skuadrën nga Suhareka, FC Ballkanin.

Baftiu ka marrë komplimente nga shumë trajnerë të klubeve kosovare, por së fundmi ai ka marrur komplimente të mëdha edhe nga komentatori Milaim Krasniqi, i cili ishte i futar në emisionin “Dueli Sportiv”.

Krasniqi gjatë komplimentit që i dha Baftiut, ai e krahasoi edhe me Milot Rashicën.

“Blendi Baftiu i ka të njëjtat cilësi sikur Milot Rashica kur luante te Vushtrria. Unë mendoj që Baftiu do të arrijë shumë. Ai është vetë mrekullia”, deklaroi Krasniqi.

Vlenë të theksohet se Blend Baftiu është mes lojtarëve kryesorë te Ballkani në këtë sezon.

Ndryshe pas fitores së djeshme, Ballkani në krye me Ismet Munishin kanë zënë vendin e parë në renditje.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.