Ylli i FC Ballkanit: Dukagjini sfidë e vështirë, për titull do të jenë këto ekipe

07.02.2020

Në fund të javës klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani do të fillojë edicionin pranveror në futbollin kosovar, ku do të përballet ndaj Dukagjinit në kuadër të Kupës së Kosovës. ‘Luanët’ e Ismet Munishit janë përgatitur shumë për këto ndeshje pasi që ishin edhe në Turqi ku zhvilluan 4 ndeshje miqësore si dhe ndeshjen e […]

Ylli i FC Ballkanit: Dukagjini sfidë e vështirë, për titull do të jenë këto ekipe Foto: Arbër Hoxha - FC Ballkani

Në fund të javës klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani do të fillojë edicionin pranveror në futbollin kosovar, ku do të përballet ndaj Dukagjinit në kuadër të Kupës së Kosovës.

‘Luanët’ e Ismet Munishit janë përgatitur shumë për këto ndeshje pasi që ishin edhe në Turqi ku zhvilluan 4 ndeshje miqësore si dhe ndeshjen e fundit miqësore e zhvilloi ndaj Llapit.

Për këtë ndeshje ndaj Dukagjinit ka folur edhe ylli i FC Ballkanit, Arbër Hoxha.

Hoxha për GazetaOlle tha se: “Ndeshja e parë zyrtare do të jetë  një test shumë i vështirë duke pas parasysh se Dukagjini ka bërë disa përforcime mjaft cilësore, por ne shpresojmë në një ndeshje sa më të mirë dhe presim kalimin tutje në gjysmë finale”.

E përballjen me shumë skuadra cilësore dhe përgatitjen në Antalia, Hoxha e cilësoi si mjaft pozitive.

“Kemi pasur disa ndeshje mjaft të forta me skuadra të ndryshme evropiane, kjo na ka ndihmuar mjaft shumë por edhe qëndrimi në Antalia na ka mbushur ‘bateritë’ para fillimit të edicionit të ri”, shtoi Arbër Hoxha për GazetaOlle.

Ballkani dhe katër (Gjilani, Drita, Prishtina, Feronikeli) skuadra të tjera shihen si favore sipas Hoxhës në luftën për titull të kampionit në Ipko Superligën e Kosovës.

“Për titull të kampionit është mjaft herët që të flasim por mendojë që pesë ekipet e para në tabelë kanë gjasa reale për këtë qëllim. Gjithsesi, shpresojë të na ec mirë ashtu siç kemi bërë në vjeshtë dhe në fund të arrijmë pozitën e parë”, përfundoi Hoxha.

Kujtojmë se ndeshje mes KF Dukagjinit dhe FC Ballkanit do të zhvillohet të dielën, më 9 shkurt 2020 me fillim prej orës 12:30.