Ylli i Ballkanit zë vendin e parë në listën e top-shënuesve në Superligë

Foto: Ilustrim

FC Ballkani në krye me Ismet Munishin është duke treguar sukses në Superligën e futbollit kosovar.

“Luani” i Ismet Munishit, Blend Baftiu së fundmi është ngritur në majën e top gola shënuesve të elitës së futbollit kosovar.

Po ashtu me pesë gola në listën e top gola shënuesve është edhe ylli i Feronikelit, Menudrim Hoti.

Ndërsa lojtarët me pesë gola të shënuara deri më tani janë edhe Kastriot Rexha, Tomislav Busic si dhe Gerard Progni.