Ylli i Ballkanit e paralajmëron Llapin: Pas Feronikelit radhën e keni ju

28.08.2019

Ylli i FC Ballkanit, Jetmir Topalli pas fitores ndaj Feronikelit, ai ka paralajmëruar edhe Llapin që radhën e keni ju. Skuadra e Ballkanit e ka mposhtur bindshëm kampionin në fuqi të Kosovës në futboll, Feronikelin (3-1) dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar forcën që e ka në këtë edicion garash. Sulmuesi i skuadrës që drejtohet […]

Ylli i Ballkanit e paralajmëron Llapin: Pas Feronikelit radhën e keni ju Foto: Ilustrim

Ylli i FC Ballkanit, Jetmir Topalli pas fitores ndaj Feronikelit, ai ka paralajmëruar edhe Llapin që radhën e keni ju.

Skuadra e Ballkanit e ka mposhtur bindshëm kampionin në fuqi të Kosovës në futboll, Feronikelin (3-1) dhe në këtë mënyrë ka konfirmuar forcën që e ka në këtë edicion garash. Sulmuesi i skuadrës që drejtohet nga trajneri Ismet Munishi, Jetmir Topalli, ka thënë se fitorja ndaj “Niklit” ka qenë e vështirë, por edhe e pritshme”, ka deklaruar Topalli.

Po ashtu ai tha se: “Normalisht se është një fitore shumë e rëndësishme për klubin tonë, por ishte edhe e vështirë për t’u arritur. Ne kemi besuar dhe jemi përgatitur maksimalisht për këtë ndeshje dhe në fund ia arritëm qëllimit”.

Kjo fitore e ka trimëruar mjaft shumë sulmuesin Jetmir Topalli, i cili beson se skuadra e tij mund t’i marrë edhe tri pikë edhe në ndeshjen e xhiros së tretë ndaj Llapit, ani pse ndeshja do të zhvillohet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

“Fitorja ndaj Feronikelit do të thotë shumë për ne, por duhet të qëndrojmë me këmbë në tokë dhe në mënyrë të njëjtë të punojmë për ndeshjet e radhës. Kundër Llapit duhet të shkojmë me vetëbesim të plotë dhe ta japim maksimumin që t’i marrim pikët maksimale dhe të vazhdojmë këtë ritëm edhe në ndeshjet e ardhshme”, ka thënë Topalli për gazetën “Epoka e Re”.

Skuadra e Ballkanit në opinionin sportiv vlerësohet si një nga kandidatet kryesore për ta fituar titullin e kampiones sikurse që konsiderohet favorite edhe në garën për Kupë. I pyetur nga gazeta se a synon me çdo kusht Ballkani njërin nga këta trofe, Topalli ka dhënë një përgjigjeje diplomatike, duke mos treguar synimet e klubit nga Suhareka.

“Ballkani ka për qëllim ta përfaqësojë sa më denjësisht klubin dhe qytetin e Suharekës”, ka shtuar ai. Nga dy ndeshjet e zhvilluara, Ballkani ka marrë katër pikë dhe së bashku me Trepçën ’89 e ndajnë pozitën e parë në IPKO Superligën e Kosovës në futboll.