Xhiro e 6-të në Superligë, të hënën Ballkani – Vushtrria

20.09.2019

Emocionet e IPKO Superliga e Kosovës në futboll, rikthehen këtë fundjave më ndeshjet e javës së gjashtë Në këtë xhiro e cila fillon nga dita e shtunë do të ketë shumë takime të cilat do të cilësohen si derbi, ku do të takohen Prishtina – Gjilani nga ora 19:00. Ndërsa në kuadër të javës së […]

Xhiro e 6-të në Superligë, të hënën Ballkani – Vushtrria Foto: Ilustrim

Emocionet e IPKO Superliga e Kosovës në futboll, rikthehen këtë fundjave më ndeshjet e javës së gjashtë

Në këtë xhiro e cila fillon nga dita e shtunë do të ketë shumë takime të cilat do të cilësohen si derbi, ku do të takohen Prishtina – Gjilani nga ora 19:00.

Ndërsa në kuadër të javës së gjashtë në ditën e dielë do të zhvillohen edhe dy takime të tjera: Drita – Trepça ’89 si dhe Dukagjini – Feronikeli ku do të fillojnë nga ora 15:00.

Ndërkohë të hënën do të zhvillohen edhe tre takime të tjera, ku ndër to do të zhvillohet edhe një derbi në Suharekë.

Të hënë FC Ballkani do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, duke filluar prej orës 15:00.

Derisa Llapi do të udhëtoj në Prishtinë për përballje ndaj Flamurtarit të Artim Shaqirit.

Takimi i fundit zhvillohet në Ferizaj, “Ujqit” do ta presin Drenicën.