Xhiro e 6-të në Superligë, Ballkani – Vushtrria

16.09.2019

Java e pestë do të zhvillohet në këtë mesjavë, ndërsa java e gjashtë fillon nga fundjava madje FFK ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve. Në këtë xhiro e cila fillon nga dita e shtunë do të ketë shumë takime të cilat do të cilësohen si derbi, ku do të takohen Prishtina – Gjilani nga ora […]

Xhiro e 6-të në Superligë, Ballkani – Vushtrria Foto: Ilustrim

Java e pestë do të zhvillohet në këtë mesjavë, ndërsa java e gjashtë fillon nga fundjava madje FFK ka publikuar edhe orarin e ndeshjeve.

Në këtë xhiro e cila fillon nga dita e shtunë do të ketë shumë takime të cilat do të cilësohen si derbi, ku do të takohen Prishtina – Gjilani nga ora 19:00.

Ndërsa në kuadër të javës së gjashtë në ditën e dielë do të zhvillohen edhe dy takime të tjera: Drita – Trepça ’89 si dhe Dukagjini – Feronikeli ku do të fillojnë nga ora 15:00.

Ndërkohë të hënën do të zhvillohen edhe tre takime të tjera, ku ndër to do të zhvillohet edhe një derbi në Suharekë.

Të hënë FC Ballkani do të jetë nikoqir i Vushtrrisë në “Stadiumin e Qytetit” në Suharekë, duke filluar prej orës 15:00.

Derisa Llapi do të udhëtoj në Prishtinë për përballje ndaj Flamurtarit të Artim Shaqirit.

Takimi i fundit zhvillohet në Ferizaj, “Ujqit” do ta presin Drenicën.