“Xhebrailat” iu kundërpërgjigjen “Plisave”, mbajnë mbledhje masive para derbit

Në qytetin e Suharekës si dhe në atë të Prishtinës temë kryesore e sportit është ajo e derbit Prishtina – Ballkani.

FC Prishtina dhe FC Ballkani do të zhvillojnë ndeshjen të shtunën në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, kjo në kuadër të xhiros së 20-të të Superligës së Kosovës.

Tifozët e Ballkanit, “Xhebrailat” iu janë kundërpërgjigjur “Plisave” të Prishtinës, pasi këta të fundit kanë bërë një video motivuese dhe thirrje për mobilizim të madh për duelin e së shtunës.

“Xhebsat” kanë njoftuar se nesër do të mbajnë mbledhje masive për të bërë organizimin për udhëtimin në Prishtinë.

Më poshtë keni njoftimin e tyre: