Votuan në kundërshtim me klubin, FC Ballkani largon stafin dhe delegatët

31.01.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka dhënë sqarime pse klubi ka larguar stafin dhe delegatët. Përmes një njoftimi në Facebook FC Ballkani ka thënë se delegatët dhe stafin e klubit i kanë larguar pasi që ata janë rreshtuar kundër klubit në mlbedhjen e fundit të Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK). Sipas Ballkanit z.Hamdi Elshani […]

Votuan në kundërshtim me klubin, FC Ballkani largon stafin dhe delegatët Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, Ballkani ka dhënë sqarime pse klubi ka larguar stafin dhe delegatët.

Përmes një njoftimi në Facebook FC Ballkani ka thënë se delegatët dhe stafin e klubit i kanë larguar pasi që ata janë rreshtuar kundër klubit në mlbedhjen e fundit të Federatës të Futbollit të Kosovës (FFK).

Sipas Ballkanit z.Hamdi Elshani (delegat i klubit në FFK) dhe z.Labinot Ibrahimi (zyrtari për siguri në klub dhe tani delegat i LRF-së në FFK) kanë qenë të besuarit e klubit deri më tani për detyrat e tyre, pasi tani ata janë rreshtuar kundër klubit në mbledhjen e fundit të FFK-së, prandaj janë larguar nga klubi pasi kanë humbur besimin e klubit.

Po ashtu klubi suharekas ka shkruar se “…i gjithë opinioni është në dijeni se politika e klubit ka qenë kundër votimit të anëtarëve të Komitetit Ekxekutiv të FFK-së për arsye se kemi kërkuar ndryshimin në Statut që të jemi të barabartë me të gjitha klubet e Superligës të cilët kanë pasur anëtar të tyre në Komitet. Ndërsa këta të lartpërmendurit kanë votuar në kundërshtim me klubin, ndërsa z.Florim Elshani ka dhënë dorëheqje për arsye të tij personale, klubi e falenderon për besimin dhe punën e tij profesionale gjatë këtyre viteve “.