Vizitë e papritur te FC Ballkani në Turqi

20.01.2020

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani është befasuar në përgatitjet që po mbahen në Antalia të Turqisë. Skuadra e Ismet Munishit është vizituar nga futbollisti i Kosovës, Anel Rashkaj. Lajmin e ka bërë me dije futbollisti i Ballkanit, Liridon Fetahaj. “Me legjendën, kapitenin kosovar”, ka shkruar Fetahaj. Ndryshe, Ballkani ka disa ditë që ndodhet në […]

Vizitë e papritur te FC Ballkani në Turqi Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani është befasuar në përgatitjet që po mbahen në Antalia të Turqisë.

Skuadra e Ismet Munishit është vizituar nga futbollisti i Kosovës, Anel Rashkaj.

Lajmin e ka bërë me dije futbollisti i Ballkanit, Liridon Fetahaj.

“Me legjendën, kapitenin kosovar”, ka shkruar Fetahaj.

Ndryshe, Ballkani ka disa ditë që ndodhet në Turqi për përgatitje, ku edhe ka zhvilluar dy ndeshje miqësore ndërkombëtare.