[VIDEO] Ky është super goli i realizuar nga kapiteni i FC Ballkanit në Turqi

25.01.2020

Ballkani po tregon formë të lartë në fazën përgatitore të cilën po e zhvillon në Antalia të Turqisë. Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka zhvilluar katër ndeshje miqësore ndërkombëtare në fazën përgatitore për stinorin pranveror. Në miqësoren e fundit Ballkani është përballur ndaj skuadrës nga Rumania, Viitorul, ku ka shënuar fitore me rezultat të […]

[VIDEO] Ky është super goli i realizuar nga kapiteni i FC Ballkanit në Turqi Foto: Ilustrim

Ballkani po tregon formë të lartë në fazën përgatitore të cilën po e zhvillon në Antalia të Turqisë.

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka zhvilluar katër ndeshje miqësore ndërkombëtare në fazën përgatitore për stinorin pranveror.

Në miqësoren e fundit Ballkani është përballur ndaj skuadrës nga Rumania, Viitorul, ku ka shënuar fitore me rezultat të thellë 4 -1.

Njërin nga katër golat e realizuar e shënoi qendërmbrojtësi njëherish edhe kapiteni i skuadrës, Visar Berisha.

Kapiteni i kësaj skuadre shënoi nga një goditje dënimi nga largësia.