U raportua se Kryetari i Ballkanit nënshkroi për shkarkimin e presidentit të FFK-së, reagon Arsim Kabashi

14.01.2020

Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka reaguar në lidhje me listën e nënshkrimeve të publikuara sot nga Gazeta Olle. Sipas tij, lista e nënshkrimeve ka të bëjë me ndryshimin e statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës. Përmes një postimi në Facebook, Arsim Kabashi i cili menaxhon klubin e qytetit, FC Ballkanit ka thënë se […]

U raportua se Kryetari i Ballkanit nënshkroi për shkarkimin e presidentit të FFK-së, reagon Arsim Kabashi Foto: Ilustrim

Kryetari i Ballkanit, Arsim Kabashi, ka reaguar në lidhje me listën e nënshkrimeve të publikuara sot nga Gazeta Olle.

Sipas tij, lista e nënshkrimeve ka të bëjë me ndryshimin e statutit të Federatës së Futbollit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Arsim Kabashi i cili menaxhon klubin e qytetit, FC Ballkanit ka thënë se me këtë postim e dëshmojë se qëllimi i takimit ka qenë dhe do të mbahet gjithmonë deri ti mbrojmë të drejtat tona dhe mbrojtjen e investitorëve serioz në sportin në Kosovës.

Reagimit, Kabashi ia ka bashkangjitur edhe propozimin e ndryshimit të statutit, në të cilin përmend njërën nga pikat që në Komitet Ekzekutiv të marrin pjesë klubet e Superligës dhe anëtarë të Ligës së Parë.

Postimi i plotë i Arsim Kabashit:

Pasi disa prej mediava jan te manipuluara edhe qëllimkqia në dëm të të gjitha atyre që i kam potencuar në statusin e djeshem.
Me këtë postim prap e dëshmoj se qellimi i takimit ka qen dhe do të mbahet gjithmonë deri ti mbrojmë të drejtat tona , dhe mbrojtjen e investitorëve serioz në sportin në Kosovë.
Ndërrimi i Statutit të FFK-së, ku kerkojme që në Komitet Egzekutiv të kene të drejtë me nga një përfaqësues të gjitha klubet e Superligës, disa antar të ligës së parë etj
.