Të shtunën firmosja U përfol te FC Ballkani, por Kastriot Rexha rikthehet në Dritë

Futbollisti i vitit 2019 në futbollin kosovar dhe golshënuesi më i mirë i këtij viti, Kastriot Rexha, shumë shpejt do të bëhet me skuadër të re.

Rexha do të kthehet në tek skuadra e Dritës, me të cilën ishte shpallur kampion dy vjet më parë.

Gazeta Olle mëson ai është në pritje të kryetarit të Dritës, Valon Murseli, për ta finalizuar marrëveshjen.

Një gjë e tillë pritet të ndodh të shtunën.

Rexha nuk ishte në planet e Feronikelit për stinorin pranveror, çka bëri që ai të mbetet i lirë.

Nga Feronikeli rikthimin në Dritë e bëri ditë më parë edhe Astrit Fazliu, i cili u prezantua edhe zyrtarisht.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.