Lojtarët e FC Ballkanit me këngë ndezin atmosferën në Turqi

22.01.2020

Punën në kampin stërvitor në Antalia të Turqisë lojtarët e Ballkanit po e ndjekin me atmosferë të zjarrtë në restorant. Së fundi, klubi nga Suhareka i ka publikuar disa video në faqen zyrtare që e dëshmojnë këtë. Arbër Prekazi, Mirlind Daku dhe Roni Gashi i argëtuan bashkëlojtarët e tyre të rinj në Ballkani, duke u  […]

Lojtarët e FC Ballkanit me këngë ndezin atmosferën në Turqi Foto: Lojtarët e FC Ballkanit duke kënduar

Punën në kampin stërvitor në Antalia të Turqisë lojtarët e Ballkanit po e ndjekin me atmosferë të zjarrtë në restorant. Së fundi, klubi nga Suhareka i ka publikuar disa video në faqen zyrtare që e dëshmojnë këtë.

Arbër Prekazi, Mirlind Daku dhe Roni Gashi i argëtuan bashkëlojtarët e tyre të rinj në Ballkani, duke u  ngritur në këmbë mbi karrige dhe duke kënduar para bashkëlojtarëve të tyre të rinj.

Shumë klube të futbollit e kanë traditë që lojtarët e sapotransferuar në klub t’i iniciojnë në skuadër duke i detyruar të këndojnë para të gjithë stafit dhe anëtarëve të klubit, në mënyrë që ata të afrohen mes vete.

Kjo ndodhi edhe te Ballkani i Ismet Munishi, që aktualisht po e kalon pushimin dimëror nga garat vendore duke e mbajtur një kamp stërvitor në Turqi, ku moti është më i nxehtë sesa në Kosovë.

Ballkani e mbylli pjesën e parë të sezonit të Ipko Superligës së Kosovës në pozitën e parë në tabelë, ndërsa është ende në garë për ta fituar Kupën e Kosovës