Ballkani

Turku ndërprenë bashkëpunimin me FC Ballkanin

Ilustrim

FC Ballkani dhe lojtari mbrojtësi mitrovicas Edmond Turku kanë ndërprerë bashkëpunimin.

Një ndërprerje e tillë është konfirmuar nga FC Ballkani përmes një njoftimi ku thuhet se klubi FC Ballkani dhe futbollisti Edmond Turku kanë arritur marrëveshje për shkëputje të bashkëpunimit, pas insistimit të futbollistit i cili ka shfaq dëshirë që të sfidohet në një ambient të ri.

Edmondin e falenderojmë për angazhimin profesional në FC Ballkani, duke i uruar sukses në karier dhe në jetë. Faleminderit Edi, të priftë e mbara.