Iwajlo Petewa Trajneri i Jagiellonias: FC Ballkanin u desh ta mposhtim me këtë rezultat!

Foto: Ilustrim

Klubi futbollistik nga Suhareka, FC Ballkani ka zhvilluar edhe miqësoren e tretë në Turqi, në kuadër të përgatitjeve për stinorin e ri.

‘Luanët’ e Ismet Munishit u ballafaquan me ekipin nga Polonia, FC Jagiellonia.

Ndeshja prodhoi gjashtë gola, duke u mbyllur me rezultat të barabartë, 3:3.

Golat për Ballkanin i shënuan: Arber Prekazi, Arber Hoxha, Albin Berisha.

🎬🍿 Për eventin Ladies Night, Cineplexx dhuron udhëtim 4 ditor në Dubai, si dhe shumë shpërblime tjera në të gjitha sallat

Cineplexx organizon eventin Ladies Night, ku do të dhurojë shumë shpërblime në të gjitha sallat, ku shpërblimi kryesor do të jetë një udhëtim 4 ditor në Dubai.

Ndërsa këtë rezultat 3:3 ndaj klubit nga Suhareka e konsideron si aksidental trajneri i Jagiellonias, Iwajlo Petewa.

“Rezultati duhej të ishte 3:0 për ne, nëse do të ishim vetëm pak më të kujdesshëm dhe më të përqendruar në disa momente”, deklaroi Petewa.

“Është e vështirë të ndryshosh skuadrën për pak ditë. Nuk jam i kënaqur me golat e pësuar sepse jemi sjellë si fëmijë. Pjesa e parë ishte shumë më e mirë, më pas në të dytën iu dhashë një shans lojtarëve të rinj”.

“Nuk isha i lumtur me golat e pësuar. Në disa momente i kemi lënë futbollistët e Ballkanit të pa-mbuluar, gjë që nuk guxon të na ndodhë në të ardhmen”, shtoi ai.

Ndërsa dy futbollistë serbë të klubit polak Jagiellonia kishin refuzuar të paraqiteshin ndaj Ballkanit në miqësoren që u zhvillua të martën në Antalya.

Sipas mediave në Poloni, dy futbollistët Ognjen Mudrinski dhe Mile Savkoviq, kishin refuzuar të paraqiteshin për klubin për shkak se Serbia nuk e njeh shtetin e Kosovës.

“Bashkë me stafin, kemi vendosur që të mos luaj sot në miqësore”, kishte thënë vetë Mudrinski.