24.10.2019, 12:50

Trajneri i FC Ballkanit reagon pas sulmit të gjyqtarit: Turp, skena të papranueshme!

Dje në Gjilan ka ndodhur një incident, ku kanë reaguar shumë trajnera të klubeve e gjyqtarët, në mesin e tyre ka reaguar edhe trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi.

Në atë incident u sulmua gjyqtari anësor, Meriton Berisha, ku edhe për këtë ka reguar Munishi duke thënë se është turp, skena të papranueshme.

Këtë sulm e kanë konfirmuar edhe Policia e Kosovës, të cilët kanë intervistuar edhe tre sulmuesit.

“Sulmi fizik ndaj gjyqtarit Meriton Berisha eshte i pa pranueshem dhe shume i ulet”, shkroi Munishi në facebook.

Ne mund të kemi pakënaqesi mundë te debatojmë mund të kemë dyshime, por në asnjë moment dhe asnjë rrethanë të sulmojnë gjyqtarët e Superligës.

Problemet duhet ti zgjedhim në mënyrë istitucionale dhe me mirëkuptim, në asnjë mënyrë dhuna nuk duhet të jetë prezente në stadiumet tona.

“Meriton Berisha është njëri ndër gjyqtarët më të mirë në të gjitha aspektet në superligen tone. Sherim të shpejtë Meriton dhe respekte”, shkroi Munishi në Facebook.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.