Trajneri i FC Ballkanit përplaset me zyrtarin e Dritës: Keni kujdes se nesër do vini në Suharekë

21.10.2019

Derbi mes Dritës dhe Ballkanit pas fushës është zhvendosur në rrjete sociale dhe media. Tani në Duelin Sportiv të RTV Dukagjinit janë prezent drejtori i Dritës, Valon Zymberi si dhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili është në cilësinë e analistit në këtë emision. Dyshja kanë pasur një përplasje në emision,ku Zymberi tha se […]

Trajneri i FC Ballkanit përplaset me zyrtarin e Dritës: Keni kujdes se nesër do vini në Suharekë Foto: Ilustrim

Derbi mes Dritës dhe Ballkanit pas fushës është zhvendosur në rrjete sociale dhe media.

Tani në Duelin Sportiv të RTV Dukagjinit janë prezent drejtori i Dritës, Valon Zymberi si dhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi i cili është në cilësinë e analistit në këtë emision.

Dyshja kanë pasur një përplasje në emision,ku Zymberi tha se edhe Drita nuk ka qenë me ndarjen e drejtësisë në këtë takim por nuk janë ankuar.

“Drita nuk e bën as gjykimin e ndeshjes e as nuk e gjykon referimin. Edhe ne ishim të pakënaqur me ndarjen e drejtësisë pasi që në pjesën e parë lojtarët e Ballkanit kanë luajtur shumë ashpër, ndërsa gjyqtari i toleroi, por nuk jemi ankuar. Trajneri Munishi duhet ta shikojë vetën pse po përjashtohet aq shpesh, pasi që nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë”, deklaroi Zymberi, shkruan Gazeta Sheshi.

Ndërsa i menjëhershëm ka qenë reagimi i Munishiti i cili ka thënë se duhet të kenë kujdes në prononcime sepse do të vijnë në Suharekë!.

“Unë përjashtohem sepse mbroj interesat e klubit. Jam përjashtuar edhe gjatë kohës sa isha te Drita. Kështu që duhet të keni kujdes në prononcime, sepse edhe ju nesër do të vini në Suharekë”, përfundoi Munishi.