Trajneri i FC Ballkanit, Munishi prezent në Kuvend për votimin e ligjit për sponzorizim në Sport

Në Kuvendin e Kosovës para pak çastesh është votuar me shumicë votash pro amandamentitn për sponsorizimin e sportit në Projektligjin për Tatimin në të Hyra në Korporata.

Me 74 vota pro, dy abstenime dhe asnjë kundër, Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë projektligjin e ri që do t’iu lehtësojë punën botës së sportit.

Kalimit të këtij ligji i janë gëzuar përfaqësuesit e sportit që ishin prezentë në sallën e Kuvendit.

Dy trajnerët, Bylbyl Sokoli dhe trajneri i FC Ballkanit, Ismet Munishi, ishin në seancën e Kuvendit në kohën kur po votohej për këtë ligj.

Ligji parasheh që shumë biznese ta ndihmojnë financiarisht sportin dhe kulturën në vendin tonë, por ende nuk është finalizuar.

“Ne pritje te aprovimit te ligjit”, ka shkruar Ismet Munishi në fotografinë e postuar në Facebook, në kohën kur po pritej që ligji të aprovohej./InSporti/

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.