Trajneri i FC Ballkanit komenton fitoren e madhe të Kosovës ndaj Çekisë

09.09.2019

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm të klubeve kosovare, Ismet Munishi, pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Çekisë, ai ka komentuar këtë fitore duke thënë se kjo fitore është meritë e Bernard Challendes. Ai tha se forca e grupit është e jashtëzakonshme. Munishi meritat kryesore ia jep trajnerit Bernard Challandes. “Para ndeshjes kam thënë […]

Trajneri i FC Ballkanit komenton fitoren e madhe të Kosovës ndaj Çekisë Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Njëri ndër trajnerët më të suksesshëm të klubeve kosovare, Ismet Munishi, pas fitores së madhe të Kosovës ndaj Çekisë, ai ka komentuar këtë fitore duke thënë se kjo fitore është meritë e Bernard Challendes.

Ai tha se forca e grupit është e jashtëzakonshme.

Munishi meritat kryesore ia jep trajnerit Bernard Challandes.

“Para ndeshjes kam thënë se do të isha i kënaqur edhe me një barazim”, tha Munishi në “Dueli Sportiv”.

“Disa futbollistë kanë luajtur më mirë, disa më dobët. Por, dëshira ekzistonte te grupi”, vlerësoi Munishi.

“E gjithë kjo është meritë e trajnerit Bernard Challandes, i cili ka bërë një punë të mrekullueshme”, shtoi ai.