Trajneri i FC Ballkanit flet për barazimin e djeshëm ndaj KF Dukagjinit

19.08.2019

Dje ishte takimi i parë i FC Ballkanit sa i përket edicionit të ri të Superligës së Kosovës, ku në këtë takim u përballë ndaj KF Dukagjinit. Ismet Munishi, trajneri i FC Ballkanit ka folur rreth ndeshjes së djeshme duke thënë se jam i kënaqur me ata se çfarë treguan futbollistët e Ballkanit në fushën […]

Trajneri i FC Ballkanit flet për barazimin e djeshëm ndaj KF Dukagjinit Foto: Ismet Munishi - FC Ballkani

Dje ishte takimi i parë i FC Ballkanit sa i përket edicionit të ri të Superligës së Kosovës, ku në këtë takim u përballë ndaj KF Dukagjinit.

Ismet Munishi, trajneri i FC Ballkanit ka folur rreth ndeshjes së djeshme duke thënë se jam i kënaqur me ata se çfarë treguan futbollistët e Ballkanit në fushën e lojës.

Po ashtu Munishi theksoi se rezultati i barabartë ishte edhe epilogu më i drejtë për këtë përballje.

“Të dy ekipet kishin rastet e veta dhe kanë mundur ta fitojnë ndeshjen. Mendoj se epilogu real i këtij takimi ishte rezultati i barabartë. Në këtë ndeshje të mirë edhe referimi ishte i mirë”, deklaroi Munishi pas ndeshjes.

Kujtojmë se në kuadër të javës së dytë ekipi i Ballkanit takohet me Feronikelin.

Kjo ndeshje ndaj Feronikelit do të zhvillohet në Suharekë. Aktualisht Ballkani me një pikë renditet në mesin e tabelës në javën e parë të Superligës.