FC Ballkani

Trajneri i Ballkanit të Suharekës: Shqiptarët nuk janë racistë, stop racizmit!

Sulmuesi i Drenicës, Harmon, u ofendua në baza racore sot në ndeshjen ndaj Gjilanit.

Në mbështetje futbollistit i ka dalë i gjithë komuniteti i futbollit vendor.

Tani ka shkruar edhe trajneri i Ballkanit, Ismet Munishi, i cili ka thënë që të gjithë duhet ta luftojnë racizmin.

“Shqiptaret kan qen gjithmone mikprites. Ne duhet ta vlersojme cdo lojtar dhe trener qe vjen ne Kosove te jap kontributin e tije pa mare parasysh ngjyren fen dhe racen.

Nuk po du me cek skuadra as tifozeri sepse kam respekt per te gjitha skuadrat dhe tifozerit, raporton GazetaOlle.

Javet e fundit kemi pas thirrje raciste neper stadiume dhe te gjithe duhet ta luftojme kete dukuri. Bashkohu ne luften kunder racizmit. Thuaj jo racizmit”, shkroi Munishi.

Më poshtë ua sjellim reagimin e përditësuar të Drenicës pas ndeshjes së sotme:

“Pas ndeshjes në mes të SC Gjilanit dhe KF Drenica e zhvilluar me 10. 11.2019, në Gjilan, fundi i ndeshjes nuk kishte epilogun sportiv , ashtu siç është më së miri.

Rasti i Harmon, perjashtimi i tij me karton te kuq direkt vjen si rrjedhojë e asaj qe mbrojtësit e SC Gjilanit, konkretisht qendërmbrojtësi, Franc Veliu , gjatë gjithë ndeshjes e kanë provokuar sulmuesin tonë Van Dave Gbowea Harmon, në baza racore dhe ofendime të llojllojshme. Ai gjatë gjithë kohës është goditur me brryl, me shqelma dhe është provokuar nga lojtarët e Gjilanit (shihet në xhirime). Pas pjesës së parë në dhomat e zhveshjes lojtari Harmon u ankua në lidhje me fyerjet dhe veprimet e lojtarëve të Gjilanit ndaj tij.

Ofendimet fyerjet raciste dhe goditjet vazhduan edhe në pjesën e dytë deri në momentin kur ai u ndeshkua me karton të kuq, sepse perndryshe ai nuk kishte arsye në fund të ndeshjes në rezultat të favorshëm për ne, të ndeshkohej më të karton të kuq.

Ata disa e herë e kanë përdorur termin ‘majmun i zi’ dhe shprehje të tjera të cilat janë shumë të ulëta për dy lojtarë që pretendojnë që janë lojtarë të mëdhënj por që me veprimet e sotme kanë treguar që jane qyqar dhe shumë me karakter të ulët.

Kur e gjithë evropa tenton që përmes sportit të heq nga gjuha e futbollistëve dhe akterëve sportiv gjuhën fyese, dhe gjuhën racore, në Gjilan sot u pa një atmosferë krejtësisht tjetër.

Pa dashur të justifikojmë veprimin e futbollistit tonë, tek kartoni i kuq, Harmon ka zhvilluar thuajse të gjitha ndeshjet me KF Drenica dhe asnjëherë nuk është ndeshkuar për fyerje ose diçka të tillë, andaj veprimet e futbollistëve të Gjilanit janë të ulëta shumë të liga dhe të pajustifikueshme. Për këtë edhe reagimi i Gjilanit, në faqën zyrtare, deshmon saktësisht veprimet e lojtarëve të Gjilanit.

Gjilani nuk duhet të harroj që ka në radhet e veta futbollist me ngjyrë, siç janë Keita Razak dhe Keita Aziz, por asnjëri nga ta nuk është ofenduar për asnjë moment nga lojtarët ose zyrtarët tanë, as në ndeshjen në Skenderaj e as sot në Gjilan.

Sa i perket referimit, klubi jonë gjithashtu ka verejtje të medha ne vendimet e sotme. Në minutën e 35, penallti e pastër për nuk akordohet, ndërkohë, në minutën 39, topi e godet lojtarin tonë në stomak dhe gjyqtari jep penallti për Gjilanin. Të gjitha rastet deshmohen me xhirime sepse ato janë evidente.

Gjithashtu sa i perket referimit, vlen te theksohet se bankina e SC Gjilanit dhe kryetrajneri i skuadrës kanë bërë presion të vazhdueshëm dhe trajneri i Gjilanit më shumë ka permendur emrin e gjyqtarit Dardan Çaka se sa emrin e futbollistëve të tij.

Poashtu pas përfundimit të ndeshjes, deri sa trajneri i ekipit Tahir Lushtaku po jepte intervistë për media, nga disa persona është ofenduar dhe kanosur nga persona, në prezencë të organëve të rendit (Policisë së Kosovës), të cilët vetëm shikonin, pa ndërrmarrë asnjë veprim.

Ju bëjmë thirrje organeve gjegjëse të FFK-së, që të ndeshkojnë akterët të cilët ia prishin imazhin futbollit kosovar e konkretisht t’i denojë futbollistët që fyejnë lojtarët në baza racore. Pasi në gjithë botën motoja e futbollit është ‘Say No To Racism’ – ‘Thuaj jo Racizmit’, përcjellë GazetaOlle.

Do të kërkonim nga SC Gjilani që të distancohet nga gjuha fyese, denigruese-racore, e futbollistëve të tyre ndaj futbollistit tonë pasi kështu i kontribuojmë zhvillimit të futbollit dhe respektit ndaj kundërshtarit, mirëpo si duket ata e kanë orkestruar vetë këtë sepse në bazë të reagimit të tyre paraprak, po i mbrojnë ‘racistët’ të cilët gjithçka mund të jenë vetëm futbollist profesionist asnjëherë.

Shpresojmë që do të reagojnë organët gjegjëse dhe njëherë e pergjithmonë t’i largojmë të këqijat nga futbolli kosovar”.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.