Kampion vjeshtor Top 10 golashënuesit në Superligë për vitin 2019, prin Blend Baftiu i Ballkanit

Tashmë jemi në ditën e fundit të vitit 2019, ku në elitën e futbollit kosovar fillon afati kalimtar i janarit për transferime, por klubi nga Suhareka, FC Ballkani tashmë është duke dimëruar si kampion vjeshtor në Superligën e Kosovës me gjithsej 34 pikë në renditjen tabelare.

Gara për ‘Këpucën e Artë’ për sezonin 2019/20 do të jetë tejet interesante dhe e fortë, nëse bazohemi te statistikat nga gjysma e parë e sezonit.

Lista e top 10 golashënuesve në stinorin vjeshtor të edicionit të Superligës është shumë e ngushtë dhe kjo nënkupton se stinori pranveror pritet të jetë e “nxehtë”.

Befasie e këtij stinori natyrisht që ishte FC Ballkani, ku falë talentëve dhe trajnerit Ismet Munishit arritën që të bëhen kampion vjeshtor. Ndërsa sulmuesi i klubit, Blend Baftiu, siç duket nuk ka ndërmend që t’ia lëshojë vendin e parë në top golashënuesit ndonjë futbollistit tjetër, kështu ai ka gjithsej 10 gola.

Pas tij renditet Gerhard Progni i Gjilanit me 8 gola dhe Arb Manaj i Trepçës ’89 me 7 gola. Ndërkaq, pozita e katërt ndahet nga 7 futbollist me nga 6 gola.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.