Të shtunën xhiroja e dytë e Super Ligës, FC Ballkani ndaj KF Feronikelit

20.08.2019

Skuadra futbollistike nga Suhareka, FC Ballkani ka njoftuar se këtë javë zhvillohet xhiroja e dytë e Super Ligës së Kosovës. Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë e Ipko Super Ligës së Kosovës në futboll, ndërsa klubi nga Suhareka, FC Ballkani zhvillon ndeshjen e parë si vendas për stinorin 2019/2020. FC Ballkani qysh nga përfundimi […]

Të shtunën xhiroja e dytë e Super Ligës, FC Ballkani ndaj KF Feronikelit Foto: Ilustrim

Skuadra futbollistike nga Suhareka, FC Ballkani ka njoftuar se këtë javë zhvillohet xhiroja e dytë e Super Ligës së Kosovës.

Në këtë fundjavë zhvillohet xhiroja e dytë e Ipko Super Ligës së Kosovës në futboll, ndërsa klubi nga Suhareka, FC Ballkani zhvillon ndeshjen e parë si vendas për stinorin 2019/2020.

FC Ballkani qysh nga përfundimi i stinorit paraparak nuk ka qëndruar duar kryq, por ka investuar shumë, gjatë kësaj periudhe, si në transferime të lojtarëve me cilësi të larta sportive, po ashtu edhe në klub në përgjithësi vetëm e vetëm për ta ngritur sa më lartë nivelin e klubit si në organizimin e ndeshjeve e po ashtu edhe në renditje tabelare.

Andaj FC Ballkani ka nevojë për përkrahje morale e jo per fyerje dhe ofendime.

Ndeshja e xhiros së dytë zhvillohet të shtunën më 24 gusht ndaj skuadrës nga Drenasi, KF Feronikeli.

Kjo ndeshje do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë, duke filluar prej orës 17:00. Për të gjithë të interesuarit hyrja në stadium për ta shikuar ndeshjen kushton 2 euro.