28.10.2019, 15:43

Të shtunën superderbi KF Feronikeli ndaj FC Ballkanit

Është caktuar orari i ndeshjeve të javës së 13’të në Ipko Superligë dhe të javës së 12-të në Ligën e Parë, të cilat zhvillohen në fundjavë.

Ndeshja hapëse e javës së 13-të do të jetë ajo ndërmjet Llapit dhe Drenicës, që zhvillohet të premten në stadiumin ‘Zahir Pajaziti’ në Podujevë.

Ndërsa në këtë javë do të zhvillohet edhe derbi KF Feronikeli ndaj FC Ballkanit, ku në këtë ndeshje FC Ballkani do të jetë mysafire dhe shpresojmë se do të shënojë fitore.

Orari i plotë:

Superliga – java e 13-të
E premte, 1 nëntor, ora 13:00
Llapi-Drenica

E shtunë, 2 nëntor, ora 13:00
Trepça ‘89-Vushtrria
Feronikeli-Ballkani
Dukagjini-Prishtina

E diel, 3 nëntor, ora 13:00
Mitrovicë: Gjilani-Ferizaj
Flamurtari-Drita

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.