Të shtunën derbi në Suharekë, FC Ballkani – Trepça ’89

05.12.2019

Kjo fundjavë sjellë ndeshjet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës si dhe të fundit për këtë vit. Janë ndeshjet e rrethit të tretë Digitalb Kupës së Kosovës ato që i vunë perden këtij viti në futbollin kosovarë për të shkuar më pas skuadrat në pushime e ku pritet të kthehen me punë në […]

Të shtunën derbi në Suharekë, FC Ballkani – Trepça ’89 Foto: Ilustrim

Kjo fundjavë sjellë ndeshjet e rrethit të tretë të Kupës së Kosovës si dhe të fundit për këtë vit.

Janë ndeshjet e rrethit të tretë Digitalb Kupës së Kosovës ato që i vunë perden këtij viti në futbollin kosovarë për të shkuar më pas skuadrat në pushime e ku pritet të kthehen me punë në fillim të janarit.

Tashmë Komisioni i garave ka caktuar edhe orarin e ndeshjeve, ku vëmendjen më të madhe e zgjon derbi i së shtunës që luhet në Suharekë ku ndeshën Ballkani e Trepça ’89.

Prishtina pritet të ketë punë të lehtë ku ndeshët me Arbërinë sfidë kjo që luhet në Prishtinë, derisa ndeshje e luftuar fortë pritet të jetë ajo ndërmjet Lirisë dhe Ferizajt.

ORARI

E shtunë:

Ballkani – Trepça ‘89
Drenica – Dardana
Feronikeli – A&N
Vitia – Dukagjini

E diel:

Arbëria – Prishtina (zhvillohet në stadiumin ‘Fadil Vokrri’)
Trepça – Vushtrria
Liria – Ferizaj
Gjilani – 2 Korriku

Të gjitha ndeshjet nisin nga ora 12:30.