04.11.2019, 14:20

Të mërkurën superderbi në Suharekë, FC Ballkani – FC Llapi

Klubi nga Suhareka, FC Ballkani është në rrugë të mirë për të dimëruar në maje të renditjes së IPKO Superligës.

Por edhe pse Ballkani është në krye të tableës, klubi nga Suhareka ka nevojë për përkrahje morale çdo herë, si në humbje ashtu edhe në fitore.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja e xhiros së 14-të, ku FC Ballkani përballet ndaj FC Llapit.

Skuadra nga Suhareka në krye me Ismet Munishin ndodhet në vendin e parë pas javës së 13-të, gjithsej kanë 29 pikë suharekasit, dy më shumë se sa i dyti Gjilani dhe pesë më shumë se sa Drita e Prishtina.

Derbi i së mërkurës zhvillohet në Suharekë duke filluar prej orës 13:00 në stadiumin e qytetit.

Të gjithë të interesuarit që dëshirojnë të shikojnë ndeshjen për së afërmi hyrja në stadium është 2 euro.

“Edhe pse jemi në krye të tabelës, ju ftojmë poashtu edhe kësaj here që t’i brohorasim ”luanët” tonë të cilët po e kthejnë vëmendjën e gjithë Kosovës në Suharekë”, thuhet në njoftimin e FC Ballkanit.

© SuharekaOnline. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.