13.08.2019, 12:28

Të dielën FC Ballkani fillon kampionatin 2019/20, ndaj KF Dukagjinit

Po afrohen ditët për fillimin e kampionatit 2019/2020, IPKO Superliga e Kosovës, ku skuadra e Suharekës, FC Ballkani pritet ta fillojë këtë javë.

FC Ballkani ka konfirmuar lajmin për fillimin e IPKO Superligës së Kosovës në futboll, ku do të përballet ndaj KF Dukagjinit në Klinë.

“Të Dielen me fillim në ora 17:00 startojmë kampionatin për 2019/2020”, ka shkruar klubi Suharekas në Facebook.

Xhiron e parë Ballkani është mysafir në Klinë, ndaj skuadrës KF Dukagjini në stadiumin “18 Qershori”, duke filluar prej orës 17:00.

Kapiteni i Ballkanit i ka thirrur kolegët e klubit që të mobilizohen për të gjitha ndeshjet në këtë kampionat dhe të tregojnë rezultat sa më të mirë.

N.T.P.SH “HALITI” gjiganti i ndërtimit në Suharekë

Të investosh në të ardhmen është gjëja më e duhur që çdo person do duhej ta ketë parasysh në secilin hap të jetës. E ardhmja është edhe më e sigurt nëse zgjedh rrugën dhe partnerin e duhur!

LEXO EDHE:  Ferronikeli ‘gjunjëzohet’ në Suharekë