Të dielën derbi në Superligë, FC Ballkani ndaj Ferizajt

Federata e Futbollit të Kosovës (FFK) ka publikuar oraret e ndeshjeve të Superligës të javës së 19-të.

Kjo xhiro do të fillojë me ndeshjen ndërmjet Vushtrrisë dhe Dritës, e cila do të zhvillohet të premten, ndërkohë dy ndeshje të tjera do të luhen të shtunën, derisa tri të tjera të dielën.

E diela do të fillojë me një derbi, ku do të përballet klubi nga Suhareka, Ballkani ndaj Ferizajt.

Kjo ndeshje do të zhvillohet të dielën, më 23 shkurt me fillim prej orës 13:00.

Ndërkohë në këtë ditë do të zhvillohet edhe ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Flamurtarit dhe ajo ndërmjet Trepça ’89 dhe Dukagjinit.

Ipko Superliga – Java e 19-të
E premte, 21 shkurt
13.00 Vushtrria-Drita

E shtunë, 22 shkurt
13.00 Llapi-Feronikeli
13.00 Drenica-Prishtina

E diel, 23 shkurt
13.00 Ballkani-Ferizaj
13.00 Gjilani-Flamurtari
13.00 Trepça’89-Dukagjini