Tabela: FC Ballkani lideri i vetëm i Superligës

24.02.2020

Ballkani është lider i vetëm në Superligën e Kosovës pas javës së 19-të. Skuadra nga Suhareka kryeson kampionatin pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Ferizajt. ‘Furia e portokalltë’ tashmë ka 40 pikë, tre më shumë se dy ndjekësit e parë Drita dhe Prishtina. Falë fitores ndaj Flamurtari, skuadra e Gjilanit ndodhet në hap me skuadrat e […]

Tabela: FC Ballkani lideri i vetëm i Superligës Foto: FC Ballkani

Ballkani është lider i vetëm në Superligën e Kosovës pas javës së 19-të. Skuadra nga Suhareka kryeson kampionatin pas fitores bindëse në shtëpi ndaj Ferizajt.

‘Furia e portokalltë’ tashmë ka 40 pikë, tre më shumë se dy ndjekësit e parë Drita dhe Prishtina.

Falë fitores ndaj Flamurtari, skuadra e Gjilanit ndodhet në hap me skuadrat e tjera nga kreu i tabelës. ‘Kuqebardhët’ tashmë kanë 35 pikë.

Fitore tejet të rëndësishme ka realizuar Trepça ’89 ndaj Dukagjinit, pasi që me tre pikët e arkëtuara tashmë renditet në mesin e tabelës me 26 pikë.