Tabela e Superligës pas fitores së Ballkanit në takimin e djeshëm

14.09.2019

Dje skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka shënuar edhe fitoren e dytë pas katër ndeshjes në Superligë, ndaj skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89. Dje në takim ndaj Trepçës 89, Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit ka fituar me rezultatin 3-2. Pas 20 sekondash lojë Artur Magani shënoi golin e parë për Ballkanin. Po ashtu edhe […]

Tabela e Superligës pas fitores së Ballkanit në takimin e djeshëm Foto: Ilustrim

Dje skuadra nga Suhareka, FC Ballkani ka shënuar edhe fitoren e dytë pas katër ndeshjes në Superligë, ndaj skuadra nga Mitrovica, Trepça ’89.

Dje në takim ndaj Trepçës 89, Ballkani nën urdhërat e Ismet Munishit ka fituar me rezultatin 3-2.

Pas 20 sekondash lojë Artur Magani shënoi golin e parë për Ballkanin.

Po ashtu edhe më tutje Ballkani nuk është ndalur duke shënuar edhe dy gola të tjerë me Baftiun dhe Hoxhën.

Kurse te skuadra Trepça ’89 pas tre golave të pësuar arritën të shënonin dy gola me Arb Manaj, por që nuk arritën të bënim më shumë.

Me këtë fitore tashmë Ballkani shkon në kuotën e tetë pikëve.

Kurse Trepça 89, mbetet me pesë pikë pas katër ndeshje.