Superliga e Kosovës, FFK cakton gjyqtarët e ndeshjes FC Ballkani – KF Ferizaj

20.02.2020

Superliga e Kosovës – java e 19-të zyrtarisht do të fillojë nesër, më 21 shkurt dhe do të zgjasë deri në ditën e dielë, më 23 shkurt. Derb i nxehtë do të jetë ai mes FC Ballkanit dhe KF Ferizajit që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej […]

Superliga e Kosovës, FFK cakton gjyqtarët e ndeshjes FC Ballkani – KF Ferizaj Foto: Ilustrim

Superliga e Kosovës – java e 19-të zyrtarisht do të fillojë nesër, më 21 shkurt dhe do të zgjasë deri në ditën e dielë, më 23 shkurt.

Derb i nxehtë do të jetë ai mes FC Ballkanit dhe KF Ferizajit që do të zhvillohet të shtunën në stadiumin e qytetit në Suharekë me fillim prej orës 13:00.

Komisioni për delegimin e gjyqtarëve tashmë ka caktuar “këmishznjtë” që do t’i drejtojnë ndeshjet e javës së 19-të të Superligës së Kosovës.

Alban Shala do ta drejtojë derbin ndërmjet Ballkanit dhe Ferizajit që do të zhvillohet të shtunën më 22.02.2020.

Shala do të ndihmohet nga asistentët Granit Hyseni dhe Visar Kelmendi, ndërkohë që Tefik Maloku do të jetë gjyqtarë i katërt.

Ndërsa vëzhgues i gjyqtarëve do të jetë Skender Hoxha dhe delegat, Rasim Gimolli.