Superliga e Kosovës, barazim në derbin FC Ballkani – FC Llapi

06.11.2019

Sot ishte një ditë mjaft e “nxehtë” në Superligën e Kosovës, sidomos në Suharekë, ku u zhvillua edhe derbi FC Ballkani ndaj FC Llapit, e cila ishte ndeshje dramatike. Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani si dhe FC Llapi luajtën një ndeshje dramatike, por këtë herë fati nuk ishte në duart e “luanëve” të Ismet Munishit, […]

Superliga e Kosovës, barazim në derbin FC Ballkani – FC Llapi Foto: Ilustrim

Sot ishte një ditë mjaft e “nxehtë” në Superligën e Kosovës, sidomos në Suharekë, ku u zhvillua edhe derbi FC Ballkani ndaj FC Llapit, e cila ishte ndeshje dramatike.

Skuadra nga Suhareka, FC Ballkani si dhe FC Llapi luajtën një ndeshje dramatike, por këtë herë fati nuk ishte në duart e “luanëve” të Ismet Munishit, ku kjo ndeshje përfundoi me rezultat baras 1:1.

Edhe pse në 90 minuta lojë ishte një ndeshje e mir, por në minutat e fundit të derbit nisi të nxehej situata, ku epilogu nuk dihej deri në sekondat e fundit.

Golin e vetëm dhe përfundimtar për FC Ballkanin e shënoi Arbër Potoku i cili shënoi në minutën e 72′, pas një rrëmuje të madhe para portës llapjane.

Po ashtu në minutën e 80′ ishte një tentim mjaft i mir për Ballkanin, ku në këtë minutë klubi nga Suhareka kaloi në ofanzivë totale! Liridon Fetahu e gjeti shumë bukur Topallin, i cili gaboi nga afërsia me kokë dhe se kjo ishte e pabesueshme!